2009-01-04 16:04:24

Thirrrje e Papës për ndaljen e konfliktit në Gazë: lufta e urrejtja nuk janë zgjidhja e problemeve


(04.01.2009 R.V.)Të dashur vëllezër e motra,
Patriarkët dhe Udhëheqësit e Kishave të krishtera të Jeruzalemit sot, në të gjitha Kishat e Tokës Shenjte, i ftojnë besimtarët të luten për përfundimin e konfliktit në rripin e Gazës dhe të kërkojnë drejtësi e paqe për tokën e tyre. Bashkohem me ta dhe u kërkoj edhe juve që të bëni gjithashtu, duke kujtuar siç thonë ata, “viktimat, të plagosurit, ata që kanë zemrën e thyer, ata që jetojnë në ankth e në frikë, që Zoti t’i bekojë me ngushllim, me duresë dhe me paqe që vijnë prej Tij”
Lajmet dramatike që na vijnë nga Gaza tregojnë se sa mohimi i dialogut sjell në situata që rëndojnë aq sa s’thuhet mbi popullsitë që edhe një herë janë viktima të urrejtjes e të luftës.
Lufta dhe urrejtja nuk janë zgjidhja e problemeve. E pohon këte edhe historia e vonë. Të lutemi, pra, në mënyrë që “Foshnja në grazhd… të frymëzojë autoritetet e përgjegjësit e të dyja fronteve, izraelite e palestineze, në një veprimin të menjëhershëm për t’i dhënë fund gjendjes aktuale tragjike”.







All the contents on this site are copyrighted ©.