2009-01-03 15:45:18

Viti kushtuar Shën Bernardetës


(04.01.2008 RV)Ditën e parë të vitit të ri 2009, në Lurdë filloi Viti i Shën Bernardetës, me të cilin vijon simbolikisht udha e Jubileut të dukjeve të Zojës së Bekuar. Ecet, kështu, në gjurmët njerëzore e shpirtërore të vegimtares së re, pas dukjes së fundit, më 16 korrik 1858. ‘Udha e Bernardetës’ është tema baritore, e propozuar nga dioqeza e Lurdës për vitin e ri. Lidhet me katër elementet kryesore të përshpirtërisë së Shenjtores: me thirrjen për rrugën rregulltare; lidhjen e ngushtë me Kishën; Eukaristinë, simbolizuar në çadrën e Adhurimit eukaristik dhe përshpirtërinë eukaristike të vegimtares. ‘Udha e Bernardetës’ lidhet edhe me katër vendet, ku jetoi pas dukjeve, në kuvendet e Motrave të Dashurisë, kryesisht në Lurdë e Nevers.









All the contents on this site are copyrighted ©.