2009-01-03 17:13:43

Diftimi i Zotit.


(03.01.2009 RV)Unë
bareshë
malesh arbënore,
që vargjet ndër ledina
i lëshoj n’kullosë;
shkambijtë
i shtrydhi
për fjalët;
lulet për ngjyrat
kangët e zogjve
për tingujt,
t’adh’roj, o Krisht!
Mbas Mbretënve,
të ditunve,
në radhë
unë pres përvujtas
që Ti me më pritë.
Duerthatë u nisa
prej vendit tem:
pa ar
pa mirrë
pa kêm!
Pa bukë,
që toka eme s’e rritë:
pa venë,
që vneshta e thame s’fryton;
pa lule,
që u veshkën;
pa pyje,
që u prenë..
Kurrgjânë e vedit
e t’Arbnit
ndër duer t’kam prû,
që ti t’i bâjsh
gjithçka.

Tringë Dukagjini, Romë, 1991
 







All the contents on this site are copyrighted ©.