(02.01.2009 RV)2009-ta deklarohet
nga Kombet e Bashkuara ‘Vit ndërkombëtar i Pajtimit”, përmes një rezolute, miratuar
nga Asambleja e Përgjithshme më 20 nëntor 2006. Në Rezolutë nënvizohet nevoja urgjente
e procesve të pajtimit në vendet e prekura nga konfliktet në të kaluarën ose në të
sotmen dhe nënvizohet domosdoshmëria e dialogut ndërmjet kundështarëve, në shenjë
respekti e tolerance reciproke, në kërkim të së vërtetës e të drejtësisë, si elemente
të domosdoshme për pajtimin e vërtetë e paqen e përhershme. Teksti vëren edhe se
shumë nga veprimtaritë e zhvilluara nga Kombet e Bashkuara në fusha të ndryshme,
si mbrojtja dhe sigurimi i paqes, parandalimi i konflikteve e çarmatosja, janë një
parakusht për t’i nisur e për t’i çuar më tej proceset e pajtimit. I hapet, kështu,
rruga bashkëpunimit dhe zgjidhjes së problemeve humanitare, ekonomike, shoqërore e
kulturore. Duke shpallur Vitin e Pajtimit në përfundim të dhjetvjeçarit të parë të
mijëvjeçarit të ri, Kombet e Bashkuara kanë për qëllim të inkurajojnë bashkësinë ndërkombëtare
të vijojë impenjimin për përsosjen e mëtejshme të proceseve të pajtimit, në perspektivë
të paqes së qëndrueshme e afatgjatë.