2009-01-02 18:14:00

Lurdë: filloi Viti kushtuar Shën Bernadetës.


(02.01.2009 RV)RealAudioMP3 Filloi dje në Lurdë, Viti i Shën Bernardetës, me të cilin vijon simbolikisht udha e Jubileut të dukjeve të Zojës së Bekuar. Ecet, kështu, në gjurmët njerëzore e shpirtërore të vegimtares së re, pas dukjes së fundit, më 16 korrik 1858. ‘Udha e Bernardetës’ është tema baritore, e propozuar nga dioqeza e Lurdës për vitin e ri. Lidhet me katër elementet kryesore të përshpirtërisë së Shenjtores: me thirrjen për rrugën rregulltare; lidhjen e ngushtë me Kishën; Eukaristinë, simbolizuar në çadrën e Adhurimit eukaristik dhe përshpirtërinë eukaristike të vegimtares. ‘Udha e Bernardetës’ lidhet edhe me katër vendet, ku jetoi pas dukjeve, në kuvendet e Motrave të Dashurisë, kryesisht në Lurdë e Nevers. Këtë udhë, përkrah Shenjtores që pa Zojën e Papëlyer, e përshkojnë të gjithë ata besimtarë, që duan të fitojnë pjekurinë në fe e të ndjekin sa më besnikërisht shembullin e Krishtit, duke i shërbyer me të gjitha forcat Zotit në Eukaristi e njeriut në nevojat e panumërta të jetës.







All the contents on this site are copyrighted ©.