2009-01-01 17:58:59

Wystan Hugh Auden ‘Kënga e Nënës së Zotit mbi djep’.


(01.01.2009 RV)Ti mbylli sytë e tu vezullues, që nuk picrraken,
e botës i japin dritë e të mitë i rrezikojnë;
të mbrojtur nga qepallat, kujdesit tim i rrëshqasin.
Çka mund të zbulosh në sytë e mi, përveç frikës?
Veç dashuria tregon, çka zemra do e s’ do.
Ti mbylli sytë vezullues.

Fli, syri s’ka fund, po zemra n’parzëm ngujuar
plaset si zog pa flatra; në palc të eshtrave të hyri,
veç ankthi i mishit tim, që Ati yt s’e njeh.
Fli. Ç’mund të të japin mishi e gjaku që të dhashë
a dashuria ime amtare, përveç tundimit para vullnesës së Tij?
Pse u zgjodha për t’i mësuar Birit të Zotit vajin?
Fli vogëlushi im, fli!

Fli e ëndërro. Në ëndrrat njerëzore, toka ngjitet në Qiell
e dheu s’ka më varre, e s’ka më vetmitarë.
Në orët e para këtu poshtë, ti e di,
mes jetës e vdekjes, rri vetja në fill të mortjes,
e rruga e dhimbjes nis shpejt mbi këtë prak.
Ëndërro, mund të ëndërrosh edhe pak!

Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006, fq 134









All the contents on this site are copyrighted ©.