2008-12-29 18:50:18

Plima plima Ejt qiellorë.


(29.12.2008 RV)Plima plima ejt qiellorë
Zbresin prore dorë për dorë.
Rreth kësaj Foshnje plot haré
E naltojnë një kangë të ré.

Gloria in excelsis Deo!

Kerubint me krahë të bardhë,
Si vetima që kanë ardhë,
Sot vallzojnë për bukurí,
Dhe këndojnë me brohorí:

Glori in excelsis Deo!

 
Këngë kishtare që këndohet në pas Krishtlindjes. Marrë nga përmbledhja e këngëve kishtare, përgatitur nga ipeshkvi i Pultit, imzot Robert Ashta. Dorëshkrim.









All the contents on this site are copyrighted ©.