2008-12-28 12:35:26

Të krishterët e Orisës festuan qetësisht Solemnitetin e Krishtlindjes


(28.12.2008 RV)Fatmirësisht dita e Krishtlindjes në Orisë ishte e qetë. Në zonat e gjakosura gushtin e kaluar nga dhuna antikristiane, Meshët e Krishtlindjes u kremtuan pa trazira, ndoshta edhe pse gjithë zona qe nën kontrollin e rreptë të forcave të rendit. Po një kontroll i tillë policor nuk është i përditshëm. E kjo shkakton shqetësim jo të paktë për të ardhmen e pakicave të krishtera, të pëhapura në zonë, që po i nënshtrohen presioneve të forta për t’u larguar nga vatrat e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.