2008-12-28 12:33:56

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


(28.12.2008 RV)Sot Kisha katolike kremtoi solemnitetin e Familjes Shenjte të Jezusit, Marisë e Jozefit. Përkujtoi edhe Fëmijët e pafajshëm, martirë të mbytur nga Herodi.

Të hënën do të kremtohet Shën Toma Beket, ipeshkëv i Kantërburit, martir.

Të martën, Shën Feliçi, papë

Të mërkurën, më 31 dhjetor, Shën Silvestri I papë, Shenjtoret Donata, Paolina e Filaria, martire dhe Shën Melania matronë romake.
Është Nata ndërmjet dy vitesh: Vitit 2008, që numron minutat e fundit e Vitit të Ri 2009: Deo Gratis – ta falënderojmë Zotin për vitin e kaluar, me të mirat e vështirësitë e tij e t’ i lutemi të na ndihmojë ta mbartim peshën e tjetrit.

Të enjten, Kisha kremton solemnitetin e së Shenjtnueshmes Nënës së Zotit dhe Ditën Botërore të Paqes. Është dita e parë e Vitit të Ri 2009.

Të premten, më 2 janarpërkujtohet Shën Bazili i Madh e Shën Gregor Nacianceni, ipeshkvij, doktorë të Kishës.

E shtuna, 3 janar, i kushtohet Emrit të Shenjtë të Jezusit.
 E diela e ardhshme, 4 janar, është e dyta pas Krishtlindjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.