2008-12-28 12:35:44

Krishtlindja në Afrikë, Amerikë Latine e Australi


(28.12.2008 RV)Në Afrikë Krishtlindja erdhi e ngarkuar me shpresa të mëdha për Paqen. Posaçërisht në Veri Kivu, zonë lindore e Republikës së Kongos, prej muajsh terren ndeshjesh ndërmjet ushtrisë së rregullt e rebelëve të gjeneralit Nkunda, ku gjetën vdekjen mijëra njerëz, ndërsa 250 mijë të tjerë u detyruan të ikin. Kongo është vend me 50% të popullsisë katolike. Kongolezët e kremtuan solemnitetin e lindjes së Krishtit duke ndjekur me shumicë meshët e pastaj duke e vijuar festën në familje. Sigurisht nuk patën shumë gjëra për festë: pak miell, fasule, vaj e kripë. Atë që u mungonte, e zevendësuan me këngë, sepse shpirti i tyre ishte përplot me shpresën që sjell Krishti Fëmijë e, sidomos, me Shpellat e Betlehemit sepse – thonë – vetëm Zoti na kupton, vetëm Zoti mund të rritet me ne e të ecë me ne!”.

Krishtlindja në Amerikën Latine u kremtua, si gjithnjë, me gëzim mbarëpopullor: pjesëmarrje masive në meshë e vijim kremtimesh në familje, pavarësisht nga kriza e rëndë, që po e trondit ekonominë e këtyre vendeve e nga problemi i pazgjidhur i të drejtave të njeriut e i demokracisë, e cila mungon gjithnjë nga pak në këtë zonë të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.