2008-12-26 15:09:10

Leonardo Sinisgali ‘Shën Shtjefni’


(26.12.2008 RV)Sonte unë shoh mbi dëborën e ngrirë
Ditën që ecën me këmbë këndesi.
Sodis nga dritarja bardhësinë e majave
e vallen e stinës që ndërron stinë,
e n’ajër ndjej një shpresë që përtërin,
blerimin e ardhshëm t’lugajave.
Ndoshta është zemra plot etje
për kohët që më s’janë
a era që n’pyll fishkëllon
a dita që dhëmbët kërcëllon,
n’sa i zbrazët largohet një vit
e hëna fort vonë mbi kalldrëm zë e ndrit!

 Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006, fq 135







All the contents on this site are copyrighted ©.