(25.12.2008 RV)O ti djalë, gazmendi i qiellit, Zemren ma ke shkrî. Flêj,
moj foshnje, rreze diellit Nanës sate n’gjí. Nina - nana, synin n’
gjumë, Vêne, o Bir tashti. Nana e jote, lume
e lume, Afër djepit t’rri. Flêj, o e Nanës bukuria, Struku
në kët djep, Oh! e madhe dashtënia, Që mundim po t’ep. Nina - nana
. . . Balli i bukur, lule vere, Gjanë e i bardhë, si borë, Oh! me
e thér ka atê një herë, Ferrash një kunorë. Nina - nana . . . T’
vegon syni, si hyll drite, Engjujt n’ tê shikjojnë. Por me u errë ka aj një
ditë Si profetët dishmojnë. Nina - nana . . . Faqja e jote,
drandofille, T’qeshë parrizi n’ buzë. Edhe kjo, mjerisht oj qielle! Ka me
kenë perbuzë. Nina - nana . . . Flêj, moj, foshnje, pse po
kjanë, Ndoshta nanës po i thrret, A thue kashta ndokund t’ vranë E nuk t’lên
me fjetë. Nina - nana . . . Mësou, moj zemer, me u trazue, Qysh
prej djepit tand! Perse’i ditë ke me pushue, Mbi një shtrat ma t’ randë.
Nina - nana . . . Fjêj, o djalë, ty sheklli besë Sot per sot nuk t’xên, Por
mbarë bota me sherbesë Para ‘i ditë tash t’bjen. Nina - nana . . .
KRISHTIT
NË GRAZHD
Flêj në paqë, Qielluer, i kandshëm Ti, Flêj në paqë, o Foshnje
e butë. Ty tuba e ejve afër të rri, Që tue t’ adhrue, të lutë. Ty na po
t’falna, si bâne ‘i herë, Një ditë baritë tue të dhanun nderë. Flêj
në pagjë! . . . Flêj në pagjë! Foshnje e dashtun,
flêj në pagjë! Maria, Nana e jote, gëzon, Kur ambël rrin tue fjetë; Sh’
Jozefi i lum kur ty t’ shikjon, N’ dishir të qiellvet tretë: Baritë t’ rrethojnë
ty për gjithë anë, Shtazët afër djepit kan lânë zâ’n, Flêj në pagjë!
. . . Fjêj në pagjë! Foshnje e dashtun, flêj në pagjë! Mbyll
sytë në gjumë, o gëzimi i jonë: Na duem me të ndejun n’ rojë. K’tu duem me
t’ ndejun deri vonë, Me ndejë me t’ Lumen Zojë. Flêj n’ pagjë, Qielluer, per
né bâ nier, Flêj n’ pagjë e bân një gjumë të mirë, Flêj në pagjë! .
. . Flêj në pagjë! . . . Foshnje e dashtun, flêj n’pagjë! Marrë
nga ‘Himne e kangë’, mbledhur nga imzot Robert Ashta OFM., dorëshkrim