(25.12.2008 RV)Mbi supat e Foshnjes Hyjnore të Betlemit pushon pushteti mbretnuer
(Antifona e të Hymit), mbi kryet e tij, kunora e në duert e tija të njoma,
skeptri i sundimit e i drejtësisë mbi Êngjuj e mbi njerëz. Gjith kjo madhní Krishtit
i vjen në saje t’atij êmnit, të cilin e trashigoi prej Atit të vet qielluer, êmën
qi e nalton mbi tana koret e Êngjujve e pushtetet e tokës (Letrat). Krishti,
prandej, âsht mbreti i gjithësisë e mbreti ynë. Shi për të fitue ketë të drejtë mbretnore
mbi né, Ai erdh në tokë: na këputi verigat e mëkatit e të robnisë dhe, me veprën e
Shëlbimit, na fitoi tagrin e lumnisë së pasosun (Lutja e Psalmi mbas Letrës),
tue na bâ bij të Zotit në shpirt (Ungjilli).I krishtênë, edhe ti bân pjesë
në mbretninë e Krishtit. Emnohesh i krishtênë për ta paraqitë Krishtin para botës
me fjalë e me vepra. Bânju, prandej, roje nderit Mbretit tand të paqës e diftoju
ushtar i dêjë për aq madhní hyjnore. Mos u frigò, edhe atëherë kur në jetë Krishti
të duket i vogël e i pafuqí. Mendo se edhe atëherë ai âsht i Gjithëpushtetshmi e se
vetëm të tijat janë qiella e toka e se troni i tij âsht i pështetun në drejtësi e
mirësí!
Meshari i të kremteve, Perkthye dhe zhvillue prej At Danjel Gjeçajt
OFM, fq. 7, Romë 1966, fq. 47.