2008-12-25 19:14:23

Krishtlindje: Mesha e agimit


(25.12.2008 RV)Sikursè dielli n’agim i bjen natyrës jetë e gjallní, ashtu Krishti, Dielli i vërtetë i jetës së mbinatyrëshme, me të Lèm të vet na pruni jetën e ré të hirit, dritën e fesë, paqën e njimendtë, shpresën e sigurtë të shëlbimit dhe të drejtën e asaj lumnije, të cilën njerëzimi e pat bjerrë me mëkat. Me arsye, prandej, Liturgjija e paraqet më ketë natje Krishtin Shëlbues posi gurrën e dritës, e cila shndritë mbi né (Antifona e të Hymit), na mbulon me rreze të veta (Lutja), dhe na nxén me dashtëninë e vet hyjnore.
Mbi ketë dashtëni, qi Zotin e shtyni të lênte qiellët e nalta dhe të zdrypte ndër né njerëzit, tue marrë mish e gjak si na, na flet i Shën Pali në letrën e Meshës (Letra). Ndërkaq, Ungjilli na grishë rishtas të bashkohemi shpirtnisht me baritë fatalumë, qi rrâjnë të Grazhdi i Betlemit, dhe me ta t’adhurojmë Mesinë e lém, me ta t’a njofim si Zotin tonë dhe Atij t’i këndojmë lavde e kangë, t’i paraqesim dhuratat e veprave tona të mira dhe t’i jemi perherë të miradijshëm në jetë. Vetëm kështu kemi për të shijue atë paqë, qi gëzojnë e provojnë vullndetmirët mbi tokë (Lutja mbi dhurata) dhe kemi për dalë prej këtyne të kremteve me atë përtrimje shpirtnore, qi Këshndellat duhet të vërtetojnë ndër né (Lutja mbas Kungimit).

 
Meshari i të kremteve, Perkthye dhe zhvillue prej At Danjel Gjeçajt OFM, fq. 7, Romë 196, fq 42-43







All the contents on this site are copyrighted ©.