(24.12.2008 RV)Shenjtja lindi në Treviri e jetoi ndërmjet shekujve VII e VIII.
Nga arkivi i Ehternah (Gjermani) mësojmë se Irmina qe bamirësja e Shën Vilibrordos,
misionarit të madh e Apostullit të viseve veriore të Evropës, të cilit i bëri disa
herë dhurata me rëndësi për kryerjen e misionit të tij. Në vitet 697-698 i dhuroi
vilën e Ehternahut së bashku me Kishën e me kuvendin e vogël, të cilat i kishte trashëguar
nga pasuria e familjes. Më 1699 i bëri dhuratë vilën pranë Tolbak e më pas edhe
atë të Shtanhaim si dhe një vreshtë pranë Trevirit. Në Martiriologun Romak lexojmë
edhe shumë lajme të tjera për Shenjtoren, të gjetura në dokumentin e lashtë “Karta
e Dagobertit”, shkruar në vitin 646, nga i cili mësojmë se ishte e bija e Dagobertit,
mbret meroving, bir i Klotarit II. Në një dokumet tjetër, pak i besueshëm, shënohet
se është e motra e Shën Adeles së Pfalzel, festa e së cilës kremtohet në të njëjtën
ditë me atë të Irminës, më 24 dhjetor. Kjo datë duket në Kalendarët e dioqezës
së Trevirit që në shekullin XI. Emri Irmina, me origjinë të qartë gjermanike, rrjedh
nga emri i lashtë ‘Irmin’ që do të thotë ‘grua e fortë e e pushtetshme’ dhe ‘e kushtuar
zotit Irmin’, perëndi e besimeve të lashta gjermanike.