2008-12-24 17:18:16

Krishtlindje: Mesha e Mjesnatës


(24.12.2008 RV)Shi në të parat fjalë të Meshës Liturgjija na paraqet misterin e madh dhe te pashqyrtueshëm të lindjes hyjnore të Krishtit- Zot prej Atit. Ati âsht dritë dhe Ai që n’amshim lindi Dritën, të Dytën Vehtje të së Shêjtnueshmes Triní, Krishtin, Dritën e Vërtetë, e cila sonte shndriti ndër terrina të shekullit, u mishnue dhe leu sikursè na (Antifona e të Hymit e Psalmi mbas Letrës). Në të lém të tij Êngjujt i lajmuen njerëzimit: “Sonte u ka lé Shelbuesi: lumní i kjoftë Hyut në naltësí të qiellës e paqë njerëzve vullndetmirë mbi tokë!” (Ungjilli). Para këtij lajmit, për të cilin u gëzuen qiellët dhe u mbush në haré toka (Kushtesa), Kisha e na s’kemi si të pritemi pa shpërthye në gëzim.

E njimend, paqa kahmot e thyeme ndërmjet Zotit e njerëzve, ndërmjet qiellës e tokës, u përtrî rishtas. Testamendi i Rí i hirit xû vendin e Testamendit të Vjetër të drejtësisë, mbretnija e paqës nisi kursin e vet. Më ketë mbretní, ku në saje të Krishtit marrim pjesë edhe na, s’kanë mâ vend mbrapështija e veset, mëkati e dishiret tokësore, por përkundra, përkurmenija, ndershmenija, drejtësija, virtytet e përshpirtnija (Letra).
Ky âsht fryti i të Lémit të Krishtit dhe njiherit rilindja e të përtrîmt e jetës sonë. Drita e kësaj Nate le të na përcjellë në shtegtinë e jetës derisà, të ngjashëm me Krishtin, i cili tue marrë mish e gjak si na u bâ i ngjashëm me né (Lutja mbi dhurata), të kapemi në lumninë e përjetshme, n’atë dritë e cila s’njef kufizim as dënim (Lutja mbas Kungimit).

 
Meshari i të kremteve, Perkthye dhe zhvillue prej At Danjel Gjeçajt OFM, fq. 7, Romë 1966, fq 35-36







All the contents on this site are copyrighted ©.