2008-12-24 16:12:52

Gjuzepe Ungareti ‘Krishtlindje’


(24.12.2008 RV)Nuk kam aspak dëshirë
të humbas
në brryle
rrugësh.

Lodhja
më peshon
përmbi shpinë.

Lemëni kështu,
si të isha
një send,
i vënë
në një skutë
e i harruar.

Këtu
s’ndjehet
tjetër,
veçse ngrohtësia e mirë.

Jam vetëm
e katër kaproj
prej tymi
nga vatra vrapojnë.

Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006, fq 112 







All the contents on this site are copyrighted ©.