2008-12-23 18:30:29

Kisha përgatitet të kremtojë Krishtlindjen: Papa kryeson Meshën e Mesnatës në Bazilikën e Vatikanit.


Kisha përgatitet të kremtojë Krishtlindjen. Nesër Benedikti XVI do të kryesojë Meshën e Mesnatës në Bazilikën e Shën Pjetrit. Të gjithë besimtarët katolikë mund të jenë shpirtërisht të pranishëm ku rreh zemra e Kishës katolike, sepse Mesha do të transmetohet në mondovizion. Të nesërmen, nga Lozha qëndrore e Bazilikës së Vatikanit, në orën 12. 00, bekimi ‘Urbi et Orbi’ – ‘Romës e Botës’.
Dy ditë para festës së madhe Kisha i fton bijtë e saj të reflektojnë mbi mënyrën e tyre të jetesës në këto kohë të trazuara nga kriza ekonomike. Zëri i saj u kujton të gjithëve se kjo krizë lindi pikërisht nga idhujtaria e parasë. Kjo ndoshta do ta nxisë njerëzimin ta rrëzojë këtë idhull nga piedestali i zemrave, natyrisht pa e demonizuar konsumin, sepse pa të ekonomia vdes. E askush nuk duhet të harrojë se pasuritë e Planetit duhen ndarë në në mënyrë të barabartë, sepse Zoti nuk i krijoi për pak njerëz, por për të gjithë!







All the contents on this site are copyrighted ©.