Patriku Tval: “Mjaft më me mure e me post-blloqe!”.
(22.12.2008 RV)“Mjaft më me rrethime të paligjshme e me post-blloqe, mure që
nuk e garantojë kurrë sigurinë e që nuk ndihmojnë aspak për të sjellë paqen në Tokën
Shenjte” – kështu shprehet Patriku latin i Jeruzalemit, Fuad Tval, përfaqësuesi më
i lartë i Kishës katolike në zonë, në një intervistë të gjatë dhënë revistës italiane
‘Familja e Krishterë’. “Paqja është dhuratë e Zotit – pohon Patriku Tval - por
që iu besua njerëzve, prandaj duhet që ata të pendohen, të ndërrojnë kokën e zemrën.
Situata tani është e vështirë. Në janar do të bëhen zgjedhjet në Autoritetin palestinez,
ndërsa në shkurt, në Izrael, prandaj të dyja palët mund e duhet të bëjnë ndonjë gjest
pozitiv, sepse durimi ka kufi. Mjaft me rrethime të paligjshme, me post-blloqe,
me mure që nuk e garantojnë kurrë sigurinë. Në se arrihen, siguria e paqja, do t’u
përkasin të gjithëve, ose askujt. Nuk mund të lindin nga qëndrime të njëanshme. E
ndonjë nismë mund t’i shërbente edhe vizitës në Tokën Shenjte të Papës, i cili pritet,
ndonëse jo zyrtarisht, në pranverën e ardhshme. Patriku ankohet se politika botërore
interesohet pak për fatin e Viseve të Shenjta, se ndikimi i SHBA dhe i Izarelit është
sundues. Në Evropë kemi shumë miq – shton Patriku latin - por nuk janë në gjendje
të bëjnë shumë për ta modifikuar këtë mekanizëm. Deri ndihmat – thekson Patriku Tval
– mund të krijojnë një status quo paradoksal, sepse gjithnjë më shumë këtu anormalja
bëhet normale e të mëdhenjtë e politikës kufizohen ta kenë nën kontroll konfliktin,
por jo t’i japin fund.E, në këto kushte, mbi këto troje u ndez një Kometë e madhe,
e ndritshme, pikërisht mbi atë grazhd ku më se dymijë vjet më parë u mishërua Zoti.
Kometa ndrit rishtas e u tregon gjithë njerëzve vullnetmirë udhën …