2008-12-20 14:10:52

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


(21.12.2008 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën IV të Kohës së Ardhjes. Përkujtoi edhe Shën Pjetër Kanizin, meshtar jezuit e doktor i Kishës dhe Shën Mikenë profet.

 
Të hënën do të kremtohet Shën Françeska Saveri Kabrini, virgjër, themeluese e misionareve të Zemrës së Krishtit. Fillon një javë, në të cilën të gjithë besimtarët katolikë këndojnë plot mirënjohje, njëzëri me Virgjërën Mari: “Zemra ime madhëron Zotin!”.

Të martën, Shën Gjoni i Ketit, meshtar, na kujton se erdh koha ta ngremë kokën lart: shëlbimi ynë është fare pranë.

Të mërkurën, është nata e madhe e Krishtlindjes, që na siguron se Zoti është besnik përgjithmonë. Papa do të kremtojë Meshën e Mesnatës në Bazilikën e Shën Pjetrit. Meshët e Mesnatës do të kremtohen në të gjitha kishat e botës së krishterë, ku do të jehojë brohoria: “Lavdi Zotit në qiell e paqe mbi tokë njerëzve vullnetmirë!”.

 
Të enjten, në solemnitein e Krishtlindjes, nga Lozha qëndrore e Bazilikës së Vatikanit, në orën 12. 00, bekimi ‘Urbi et Orbi’ – ‘Romës e Botës’, transmetuar nga mondovizioni.

Të premten - kremtimi i festës së Shën Shën Shtjefnit, martiri i parë i krishterimit e Shën Dionisit, papë.

Të shtunën Kisha propozon shembullin e Shën Gjonit apostull e ungjilltar dhe të Shën Fabiolës, vejushë romake, dishepulle e Shën Jeronimit.

E diela e ardhshme, i kushtohet Familjes Shenjte.







All the contents on this site are copyrighted ©.