2008-12-20 18:09:58

Papa i nxit të rinjtë e Veprimit Katolik të jenë miq të Jezusit


(21.12.2008 RV)RealAudioMP3 Dje, duke u takuar me fëmijët e të rinjtë e Veprimit Katolik, Papa u foli pikërisht për takimin e afërt me Jezusin, duke i ftuar t’i thonë Foshnjës Hyjnore: ‘Ti je miku ynë më i dashur, që na shoqëron kur luajmë e kur shkojmë në shkollë, kur jemi në shtëpi e kur shëtisim me miqtë” e t’i ndihmojnë edhe shokët e tyre të jenë gjithnjë pranë Jezusit.
Veprimi Katolik – u kujtoi Papa fëmijëve – ka për qëllim t’ju bëjë shenjtorë: prandaj ju ndihmon ta takoni Jezusin, ta doni Kishën, të interesoheni për problemet e botës e të luteni që të ketë paqe.Po, të dashur fëmijë – vijoi Papa – ju mund t’i luteni Zotit t’i shndërrojë zemrat e atyre që prodhojnë armë, t’i urtësojë terroristët, t’u japë një zemër të re atyre që mendojnë vetëm për luftën e ta ndihmojë njerëzimin të ndërtojë një ardhmëri më të mirë për të gjithë fëmijët e botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.