2008-12-20 15:03:45

E Diella IV e t’Ardhunit: Komenti


(21.12.2008 RV)Liturgjia, në përgjithsí më ketë javë, merr trajtën e një udhëtarit qi, hap për hap, i ep zemër vedit kah caku ku don të kapet; deri sa, natën e Këshndellave, s’pritet mâdhe përplot me gëzim kumton: “ Tashmâ dinje se Zoti po vjen e nesër-natje keni për t’a pá lumninë e tij; delni para e brohoritni”. Mesha e soçme s’ka tjetër frymë.
Zoti âsht afër, na thotë Mesha e ditës. Âsht afër për të lé prej Virgjinës Marí
(Antifona e të Hymit, Kushtesa e Antifona mbas Kungimit); âsht afër, në flinë qi Meshtari kryen n’êmën të Kishës e n’êmën tonë; âsht afër për secilin nesh, që tue shlye prej ndërgjegjes mëkatin, i gaton atij të Lumit nji vend të dêjë për të pushue trupin e njomë foshnjuer. Vetëm me praninë e Krishtit në zemrat tona, të pajisuna me hir, mund të presim të levdohemi prej Hyut (Letra).
Edhe nji herë Kisha, e me Kishë Liturgjija, na grishë me anë t’Ungjillit
(Ungjilli) e na qorton për të mbramën herë në këtë perjudhë gatimi, t’i drejtojmë shtigjet e shtrêmbta të prirjeve tona shpirtnore simbas dritës së fesë; të mbushim luginat e përftueme prej mungesëve ndaj detyrave të krishtêna e ndaj barrëve, të cilat na i ngarkon vendi qi xâmë në familje e shoqní; të rrafshojmë male e kodra, të përftueme prej madhshtisë e prej egoizmit, prej interesës e padrejtësisë. Tanë këta vërtetohet me anën e nji rrëfimi të mirë.
Meshari i të kremteve, perkthye dhe zhvillue prej At Danjel Gjeçajt OFM, fq. 18-19, Romë 1966.







All the contents on this site are copyrighted ©.