2008-12-20 18:20:03

365 ditë:Jozef Vreshinski themelon ATD-në.


(21.12.2008 RV)Kampi i Nuazi-lë-Grâ. Atë Jozefi e shikon duke qeshur burrin, që e pret. «S’ka asgjë për të qeshur, megjithatë mirë se erdhët ! Jemi dyqind e pesëdhjetë e dy familje, njëra më e varfër se tjera. Jemi këtu që prej dy vjetësh. Abatit Pierr iu desh të luftonte, për të na strehuar në këtë vend. Por, shiko ç’mjerim… ».
Buzëqeshja zhduket menjëherë nga fytyra e Atë Jozefit. Varfëria e kampit është shumë më e madhe, sesa e kishte menduar.
Burri shton :
«Shumica e francezëve nuk e di fare se ekzitojmë ndopak. Mendojnë se i gjithë vendi është i pasur e kështu asnjeri nuk na ndihmon të dalim që këtu ».
Atë Vreshinskit i dhemb zemra. Familje si këto, jetojnë në të katër anët e Francës. Duke parë gjithë këtë mjerim, Atë Vreshinskit i lind një ide. Për t’i shpëtuar këta njerëz nga indiferenca, u duhet dhënë një emër. Pse ? Sepse francezët as që e dinë se ekzitojnë famije të tilla. Por në se bashkohen në një shoqatë, në se u jepet një emër, në se disa pranojnë t’i përfaqësojnë pranë njerëzve të pasur, sigurisht do të njihen e do të marrin edhe ndihma. Shumë shpejt, falë Atë Vreshinskit, të gjitha familjet më të varfëra, që jetojnë në vendet e pasura, do të të njihen nga gjithë bota. Do të tërheqin vëmendjen e presidentit të Republikës, të Papës edhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shoqatës së madhe, në të cilën bëjnë pjesë shumë kombe të botës, e cila ka në dispozicion para për të ndihmuar të varfërit. Atë Vreshinski është ëndrrimtar i madh! E ëndrra e tij për të themeluar shoqatën ‘ATD’ (Aide à toute détresse) – ‘Ndihmë për gjithë të mjerët; Bota e Katërt’, realizohet. ‘Bota Katërt’ është emri që zgjodhi Atë Jozefi për të treguar njerëzit më të varfër, që jetojnë në vendet e pasura: nuk duhet ngatërruar me Botën e Tretë, që tregon vendet e varfëra.
Me kalimin e kohës ATD-ja, Bota e Katërt, merr gjithnjë më shumë para. Disa muaj para vdekjes së Atë Vreshinskit, më 1988, presidenti i republikës franceze e fton të vërë një pllakë për nder të Botës së Katërt, në Trokadero, një shesh i famshëm parizian përballë Kullës Eiffel. Mbi pllakë shkruhet se të gjithë e kanë për detyrë të luftojnë kundër mjerimit.
Në vitin 1997 Gjon Pali II do të përkulej para këtij mbishkrimi! Atë Vreshinski e përballoi me sukses të plotë sfidën: bota e katërt u bë e njohur, nisi të ndihmohet e të respektohet nga të gjithë. Edhe nga presidenti, nga Papa e nga OKB-ja.







All the contents on this site are copyrighted ©.