Benedikti XVI Zyrës Vatikanase të Punës: në Krishtlindje, besimtarët të jenë solidarë
me njerëzit e prekur nga kriza e punës.
(19.12.2008 RV)Në këtë kohë, kaq afër
Krishtlindjes, besimtarët janë të thirrur tëjenë solidarë me njerëzit e prekur
nga kriza e punës: është nxitja e Benediktit XVI në fjalimin drejtuar anëtarëve të
ULSA-s, Zyrës së Punës të Selisë Apostolike, të cilët i priti sot në Vatikan, me rastin
e 20-vjetorit të themelimit nga ana e Gjon Palit II. Nëpunësit e Vatikanit – shpjegoi
Papa – gjatë punës së tyre duhet të udhëhiqen nga parimet e dashurisë për Kishën,
të drejtësisë e të solidaritetit.Kriza, që ka prekur tregun e punës, duke tronditur
thellë mbarë njerëzimin, ishte në qendër të mendimit të Papës. Prandaj u bëri thirrje
nëpunësve të Vatikanit të jenë solidarë me njerëzit, që kalojnë çaste vështirësish
të rënda ekonomike, thirrje me vlerë për gjithë të krishterët:
“Kush
ka mundësi të punojë, duhet t’i jetë mirënjohës Zotit e t’ia hapë bujarisht zemrën
atij, që nuk e ka këtë mundësi e prandaj kalon çaste të vështira ekonomike. Krishti
Fëmijë, që në Natën e Shenjtë të Betlehemit u bë njeri për të qenë pranë nesh në çaste
e vështira të jetës, i ndihmoftë ata që janë prekur rëndë nga kriza botërore e ngjalltë
në shpirtin e të gjithëve ndjenja të vërteta solidariteti”.
Më
pas Ati i Shenjtë shpjegoi hollësisht veçantinë e punës në bashkësinë punonjëse të
Selisë së Shenjtë, duke theksuar se të gjithë punonjësit formojnë një familje të vetme,
sepse i lidh i njëjti mision: të ndihmojnë Pasardhësin e Shën Pjetrit në shërbimin
që i bën Kishës universale.