(17.12.2008 RV)O Foshnje Hyjnore, ku duhet të shkojmë në se duam të shikojmë
Hyjin Atë? Ndihmona të rilindim mbi tokë,
si fëmijë të dlirë, lakuriq, që
për strehë kanë veç një stallë; e për shokë, kanë vetëm kaun e gomarin.
Ndihmona
që plagë mos t’i hapen trupit tonë krejt pa faj, në gjirin e errët të drojes;
që
syri ynë i mjerë të mos shohë, dhimbshëm si drita e diellit zbehet pa lindur
ende.
E mbrëmja kur bie, me dritën e ëmbël, tjetër dëshirë të mos kemi, veç
gjumit paqëtor, të pafaj! Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal IV al
XX secolo, Novara, 2006. fq . 63