2008-12-16 16:12:30

Kardinali Vëlk e ambasadori Cek Vosalik bënë homazhe pranë varrit të metropolitit të Pragës në Vatikan, Jozef Beran.


(16.12.2008. R.V.)Kardinali kryeipeshkëv i Pragës dhe prelat i Republikës Çeke Miloslav Vëlk së bashku me ambasadorin çek pranë Selisë Shenjte, Pavel Vosalik dhe me kryetarin e Senatit të Republikës Çeke për Çështjet e Bashkimit Evropian, Ludek Sefzig, bënë sot homazhe pranë varrit të Shërbëtorit të Zotit kardinalit Jozef Beran, kryeipeshkëv i Pragës në Kriptat vatikanase. Kardinali Beran që ndërroi jetë në vitin 1969, qe viktimë e regjimeve totalitare naziste e komuniste. Internimi i tij i gjatë është kthyer në simbol të persekutimit fetar. “Ajo çka ai përjetoi - lexohet në një komunikatë të ambasadës çeke, - ka dëftuar anën tragjike të fatit të Çekosllovakisë.” Kardinali Beran, vazhdon komunikata, “qe një shembull i forcës morale, i urtisë, i dashurisë së krishterë, i përvujtërisë, i respektit për njeriun dhe i humanizmit të thellë. Jeta e tij është një shembull për t’u ndjekur ende sot.”







All the contents on this site are copyrighted ©.