2008-12-15 18:13:39

Xhani Rodari ‘Lëkurëkuqi në Betlehem’.


(15.12.2008 RV)Ç’kërkon në Betlehemin me dëborë
lëkurëkuqi me pupla e sopatë në dorë?
Ndërmjet shtatoresh ai rri e dëgjon,
si pëllet gomari e delja blegëron.
Kundron dhe mbretërit që vijnë mbi devè,
kometën që ndrin në qiellin pa re.
S’ka vend për ty këtu në botën e bardhë,
hë, mbathja e ktheu andej nga ke ardhë!
Po indiani s’lot vendit e fare s’dëgjon,
ç’i thonë shtatoret ai bën se s’kupton.
Ta lemë ku është? Apo nuk ka hije
të rrijë lëkurëkuqi mes engjujsh allçie.
Po ndoshta-ndoshta ka ardhë nëpër natë,
i lodhur nga udha e largët, e gjatë,
sepse dëgjoi ai lajmin më të dlirë: “Mbi tokë paqë njeriut vullnetmirë?”.
Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006. fq 145







All the contents on this site are copyrighted ©.