2008-12-15 19:20:03

Të krishterët e Indisë i kërkojnë kryeministrit t'i mbrojë


(15.12.2008 RV)Bashkësia kishtare indiane i kërkon qeverisë së Nju Delhit mbrojtje për të krishterët në Orisë e garanci për kremtimin e qetë të festave të fundvitit. Peticioni promovohet nga Forumi Kombëtar i të Krishterëve të Bashkuar dhe mban firmën e kryeipeshkvit të Delhit, imzot Vinsent Konsesao dhe të ipeshkvit metodist Taranat S. Sagar, kryetar i këshillit kombëtar të kishave në Indi. Duke iu drejtuar kryeministrit Manmohan Sing, Forumi kërkon të ndalet dhuna kundër të krishterëve e të parandalohen probleme të tjera. Ndër masat, që duhet të marrë qeveria, sipas nënshkruesve të peticionit, është edhe shpërndarja e organizatës Bajrang Dal, krahu rinor i lëvizjes radikale hinduisteVishua Hindù Parishad. Peticioni përkon me skadimin e ultimatumit të kësaj lëvizjeje. Pikërisht, nacionalistët hinduistë kanë kërcënuar se do të zhvillojnë manifestime e greva për Krishtlindje, nëse deri më 15 dhjetor, pra sot, nuk do të kapeshin përgjegjësit për vrasjen e liderit të lëvizjes, më 23 gusht. Kujtojmë se që nga ajo datë, filluan pogromet kundër të krishterëve në Orisë e në zona të tjera të Indisë. Autoritetet kanë arrestuar 5 vetë, por sipas hindusitëve përgjegjësit e vrasjes janë 20.







All the contents on this site are copyrighted ©.