2008-12-15 19:22:06

Koha e keqe kthehet në Evropë. Pa drita në Shqipëri


(15.12.2008 RV)Pas 24 orësh “armëpushimi” koha e keqe ka sulmuar sërish pjesën më të madhe të Evropës. Tre të vdekur e 100 mijë familje pa dritë elektrike. Ky është bilanci i stuhive në Francë. Emergjenca kthehet edhe në Itali, ku në Romë pritet të dalë nga shtrati lumi Tiber. Por edhe Shqipëria nuk mungon në këtë apel. Që prej tri ditësh, plot 13 fshatra të rrethit të Pukës nuk kanë energji elektrike. Moti i keq dhe shirat e rrëmbyera kanë dëmtuar linjën e tensionit të lartë. Paradoksalisht, hidrocentrali i Fierzës ka ujë sa të punojë me të gjitha turbinat, si asnjëherë tjetër gjatë viteve të fundit, por neglizhenca në riparimin e difekteve bën që të mungojë sërish drita elektrike.







All the contents on this site are copyrighted ©.