2008-12-13 18:28:49

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


(14.12.2008 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën III të Kohës së Ardhjes. Përkujtoi edhe Shën Gjonin e Kryqit, meshtar e doktor i Kishës, karmelitan i zbathur.
 
Të hënën do të kremtohet Shën Valeriani, ipeshkëv i Afrikës e martir, që jetoi me moton: “Je ti, o Zot, udha e jetës!”.

Të martën, Shën Davidi, mbret e profet e Shën Adelaidja perandoreshë na kujtojnë se Zotit nuk i interesojnë fjalët e mira, por veprat e mira. Dishepull i vërtetë nuk është ai që mjaftohet ta predikojë Ungjillin, por ai që përpiqet ta jetojë!

Të mërkurën, në festën e Shën Danielit profet, Shenjtorëve Anania, Azaria e Mizaeli dhe Shën Gjonit të Matës, meshtar, themelues i Trinitarëve, në sa afrohen gjithnjë më shumë Këshndellat, bashkojmë zërin me Psalmistin në thirrjen: “Ardhtë mbretëria jote e drejtësisë dhe e paqes, o Zot!”.

“Zoti është shpëtimi i të varfërit” – ky është filli i kuq i reflektimit të enjten, në festën e Shën Malakisë profet dhe Shën Gacianit, ipeshkëv i Tur.

Të premten - kremtimi i Shën Urbanit V papë dhe Shën Anastasit papë, na kujton se njeriu që i beson deri në fund të fundit Zotit, mund të luajë nga vendi edhe malet.

Të shtunën Kisha propozon shembullin e Shën Filogonit ipeshkëv, lajtmotiv i festës të të cilit është: “Ja, po vjen Zoti, mbreti i lumnisë!”.

E diela e ardhshme, është e katërta e Kohës së Ardhjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.