(14.12.2008 RV)Të premten e kaluar në Nju Jork ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare,
kardinali amerikan Everi Dalles. Bir i Xhon Foster Dalles, sekretar i Shtetit amerikan
nën administratën Aizenauer, u rrit dhe u edukua në një familje protestante. U kthye
në fenë e krishterë në kohën kur studionte artet, filozofinë, teologjinë e letërsinë
mesjetare pranë Kolegjit të Haruardit. Më pas hyri në Shoqërinë e Jezuitëve. Në jetën
e tij të gjatë botoi më se 20 libra. Në veprën e tij më të njohur “Modele të Kishës”,
shpreh mendimin se Kisha është mister që nuk mund të përkufizohet me terma pastërtisht
konceptuale: mister që mund të kuptohet vetëm përmes analogjish. U krijua kardinal
nga Gjon Pali II në vitin 2001. Me vdekjen e tij, Kolegji Kardinalor numëron 190 kardinaj,
nga të cilët 116 me të drejtë zgjedhore e 74 me të drejtë këshillimore.