2008-12-11 16:33:34

Në Greqi vijojnë protestat


(11.12.2008 RV)Protestat e dhunshme në Greqi arritën sot në ditën e shtatë. Dje në mbrëmje në Athinë pati përleshje me policinë përpara Politeknikumit. Studentët e shkollave të mesme sulmuan disa komisariate të policisë me gurë dhe shishe me benzinë. Po ashtu, shumë dyqane dhe ndërtesa publike, ndër të cilat edhe katër zyra postare, u plaçkitën. Ndërsa sot paradite pati përleshje përpara burgut Kojrdalos, ku erdhën dy policët e akuzuar se kanë shtënë mbi studentin Grigoropulos. Kurse nesër, pritet të dorëzohet përgjigja e analizave balistike që do të tregojnë sesi u vra studenti 15-vjeçar.







All the contents on this site are copyrighted ©.