2008-12-09 16:18:42

Në Moskë, Mesha e dritës për Patrikun Aleksej II


(09.12.2008 RV)Sot paradite, në Katedralen e Krishtit Shëlbues të Moskës, u kremtua Mesha e dritës për Patrikun e Moskës dhe të gjithë Rusisë, Aleksej II, i cili ndërroi jetë të premten e kaluar, në moshën 79 vjeçare. Gjatë tri ditëve të fundi më se 50 mijë besimtarë bënë homazhe rreth trupit të Patrikut, që luajti rolin vendimtar në rilindjen e Kishës Ortodokse Ruse pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Në salikimet e Aleksejt II mori pjesë edhe një delegacion i madh i Vatikanit, i kryesuar nga kardinali Valter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, shoqëruar nga cardinali Rozhe Etçegarai, kryetar nderi i Këshillit Papnor të Drejtësisë e Paqes, kryeipeshkvi Antonio Menini, përfaqësues i Selisë së Shenjtë pranë Federatës Ruse e personalitete të tjera të Kishës katolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.