(9.12.2008 R. V.)Në Greqi vazhdon protesta
studentore që u ndez më tepër të shtunën e kaluar pas vrasjes së studentit Aleksander
Grigoropulos nga ana e policisë. Dje pati përsëri trazira sidomos në Athinë. Ndërsa
sot paradite studentë dhe profesorë të universitetit të Athinës u mblodhën përpara
parlamentit grek, por u zmbrapsën nga policia, e cila përdori gaz lotsjellës. Në planin
politik, Papandreu kreu i socialistëve sot në opozitë, i kërkoi qeverisë konservatore
të japë dorëheqjen. Gjithashtu pasdite, mbas varrimit të 15-vjeçarit Grigoropulos,
pati përsëri përleshje ndërmjet studentëve dhe policisë.