2008-12-09 16:03:28

Kardinali Kanjithares, prefekti i ri i Kogregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve


(09.12.2008 RV) RealAudioMP3 Ati i Shenjtë pranoi sot dorëheqjen e kardinalit Frensis Arinxe nga detyra e prefektit të Kogregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, për shkak të moshës. Në krye të dikasterit vatikanas është emëruar kardinali spanjoll Antonio Canizares Llovera (Kanjithares Gjovera), i cili deri tani ka qenë kryeipeshkëv i Toledos e primat i Spanjës.
U konfirmuan gjithashtu vizitat e ardhshme të Benediktit XVI në Itali. Papa do të shkojë në Kasino dhe në Abacinë e Montekasinos më 24 maj, në San Xhovani Rotondo më 21 qershor dhe në Viterbo e Banjorexhio më 6 shtator.







All the contents on this site are copyrighted ©.