2008-12-09 16:01:19

Barak Obama plan i ri investimesh për përtëritjen e ekonomisë amerikane


(9.12.2008 R.V.)Lajmi i presidentit të ri amerikan Barak Obama se porsa të vijë në pushtet do të zbatojë një plan të ri investimesh për përtëritjen e ekonomisë amerikane me 15 miliardë dollarë, solli një frymë të re entuziazmi në bursat botërore. Bursa e Tokios e mbylli sot bilancin në rritje, ndërsa tregjet evropiane dje fituan 301 miliardë. Plani i ri amerikan është më i madhi i 50 vjetëve të fundit dhe synon kryesisht të ndihmojë industrinë automobilistike amerikane.

Por ekonomia vazhdon të jetë ende në krizë. Industria elektronike japoneze bëri të ditur se do të ketë 8 mijë shkurtime në vendet e punës. Ndërkaq në Evropë, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Trishe, bëri thirrje që të zbatohen sa më shpejt masat antikrizë. Mbi këtë temë biseduan dje në Londër edhe kryeministri britanik Braun, presidenti francez Sarkozi dhe presidenti i Komisionit të BE-an Barrozo. Që të gjithë ranë dakord që nxitja e ekonomisë duhet të përshkohet nëpërmjet investimeve në teknologji dhe realizimit të veprave të mëdha.







All the contents on this site are copyrighted ©.