‘Hirëplote’ emri më i bukur i Marisë, Nënës së Zotit (meditim)
(08.12.2008 RV)Virgjëra Mari jo
vetëm që nuk bëri asnjë mëkat, por u ruajt edhe nga mëkati i rrjedhshëm, trashëgimi
e përbashkët e gjithë gjinisë njerëzore”, pikërisht sepse Zoti i kishte caktuar misionin
të ishte Nëna e Shëlbuesit. Këtë e përmban e vërteta e fesë që flet për të Papërlyerën,
duke pohuar se fjala ‘Hirplote’- në origjinalin grek kecharitoméne – është emri më
i bukur i Marisë, emër që ia ngjiti vetë Zoti. E kjo tregon se Maria është gjithnjë
e përgjithmonë e dashura e zgjedhur për të pranuar dhuratën më të çmuar, Jezusin,
“dashurinë e mishëruar të Hyjit. Mund të na lindë pyetja: pse ndërmjet të gjitha
grave, Hyji zgjodhi pikërisht Marinë e Nazaretit si Nënë për Birin e tij të vetëm?
Përgjigja e kësaj pyetjeje fshihet në misterin e pamatshëm të vullnetit hyjnor, por
edhe Ungjilli vë në dukje një arsye të kësaj zgjedhjeje: përvujtërinë e Marisë. Në
‘Komedinë Hyjnore’ të Dante Aligerit, pikërisht në Këngën e fundit të Parajsës, shkruhet:
“Virgjër e Nënë, ti bija e tënd Biri, / ti e përvujtë e e lartë përmbi krijesat të
tëra/…E vetë Virgjëra, në ‘Magnificat’, thotë: “Shpirti im madhëron Zotin… sepse
shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë”. E Zotin e tërhoqi pikërisht përvujtëria
e Marisë, që gjeti hir para syve të tij.U bë kështu Nëna e Hyjit, figurë e model i
Kishës, e zgjedhur ndër popuj për të marrë bekimin e Zotit e për ta përhapur mbi gjithë
familjen njerëzore. Maria e pranoi Jezusin me fe e ia dhuroi botës me dashuri. Kjo
është edhe thirrja jonë e misioni ynë, thirrja e misioni i Kishës: ta pranojmë Krishtin
në jetën tonë e t’ia japim botës, që bota të shëlbohet përmes Tij. Besimtarët
duhet ta shikojnë festën e Marisë, Nënës së Zotit si një fanar që ndriçon rrugët e
panjohura të vitit të ri 2008, si shenjë të ndritur e të sigurtë shprese e ngushëllimi
për popullin e Zotit në shtegtim.