2008-12-08 18:30:30

Nesër në Kosovë fillon misioni i sigurisë “Eulex” i Bashkimit Evropian.


(08.12.2008 RV)Do të jetë zyrtarisht operativ që nesër misioni ‘Eulex’ në Kosovë. Duke shprehur kënaqësinë e tij, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Havier Solana, deklaroi se misioni do të jetë vendimtar për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Kosovë. “Eulex”, misioni më i madh i drejtuar nga Bashkimi Evropian, përbëhet 1.900 vetë, kryesisht policë, gjykatës e doganierë, të cilët do të zevendësojnë gradualisht misionin Unmik të OKB-së.







All the contents on this site are copyrighted ©.