2008-12-08 19:07:14

Magnificat!


(08.12.2008 RV)Prej Lk. 1, 46-50, 53-54Zemra eme madhnon Zotin
e shpirti em galdon në Hyun, Shëlbuesin tem,
pse sytë i ka prirë mbi përvûjtní të shërbëtores së vet.
Sot e mbrapa të gjitha breznitë
kanë me më thirrë të lume.
Punë të mëdhá ka krye i Gjithëpushtetshmi në mue,
e emni i tij asht Shenjt:
brezní në brezní mëshrira e tij
shtrihet mbi ata që ia kanë frigën.
Me të mira përplot i mbushi t’ûntit,
duer thatë të pasunt i nisi.
Izraelit, shërbëtorit të tij, i duel zot,
tue pasë parasysh mëshirën e vet.
Zemra eme galdon në Zotin
e ballëhapët rrij për hirë të Hyut tem.
Kundra anmiqve të mi goja më çilet,
pse pështimin gëzoj, o Zot, që më vjen prej tejet.
Copë - copë asht thye harku i të fortëve,
në sa të ligshtit janë veshë me fuqí.
për një kashatë të ngîshmit janë djersitë,
por të ûntit s’kanë pasë pse me u lodhë.
Shtatë herë barkshuemja ka lindë,
por grueja prêhënplot ka mbetë shkret!
Zoti ka në dorë dekë e jetë.
Ai të zdrypë nën dhé e në qiellë të ngrehë përpjetë!
Zoti të bân të vorfën e të pasunon.
Asht ai që ulë e ai që nalton.
Prej pluhnit e çon ai të shkretin.
Prej plehit të vorfnin e merr për dore,
me i bâ të ulen përkrah kryetarëve të popujve,
me i bâ të rrijnë më një shkamb lumnie.

 
Marrë nga Bibla, përkthyer në dialektin gegë nga Atë Daniel Gjeçaj







All the contents on this site are copyrighted ©.