2008-12-06 17:30:10

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar.


(07.12.2008 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën II të Kohës së Ardhjes. Përkujtoi edhe Shën Ambrozin, ipeshkëv i Milanos e doktor i Kishës.

Të hënën do të kremtohet solemniteti i Zojës së Papërlyer, që na bën të kundrojmë rishtas mrekullitë e dashurisë së Hyjit e, ashtu si Virgjëra Mari, ta kthejmë çdo shqetësim të zemrave tona, në gëzimin e pritjes së Shëlbuesit, që po vjen.

Të marten, Shën Huan Diego; Shën Leokadia, virgjër e martire; Shën Siri, ipeshkëv i Pavisë e Shën Pjetri Furnie, kanonik rregulltar, na ftojnë të bashkohemi me thirrjen Psalmistit: “Eja, o Zot, e rinoje botën tonë të plakur”.

Të mërkurën është festa e Zojës së Loretos, e shën Maurit martir dhe e Shën Gregorit papë. Na ftojnë të meditojmë për Zotin, që është i madh në dashuri e i fton gjithë të shtypurit ta ndjekin, për të gjetur paqen e dëshiruar.

Në liturgjinë e së enjtes, Shën Damazi I papë na kujton se Hyji është i durueshëm e i pasur në hir.

Të premten - kremtimi i Zojës së Bekuar të Guadalupes, nxit reflektimin: “Thua do të jetë në gjendje breznia jonë ta ndjekë hap pas hapi Krishtin, duke e parë si dritë të jetës?

Të shtunën Kisha propozon shembullin e Shën Luçisë, virgjër e martire e Sirakuzës. Drita, siç përkthehet ky emër në shqip, na kujton se vetëm dishepujt e vërtetë janë në gjendje ta shikojnë e ta kuptojnë Fjalën e Zotit!
 E diela e ardhshme, është e treta e Kohës së Ardhjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.