2008-12-06 17:50:50

Novalis: "Ngushëllim i botës, Ti eja!".


(07.12.2008 RV)Ngushëllim i botës, Ti eja,
me shpirtin krejt bosh po të pres.
Në pritje zemra po hapet,
Bekim, ti vjen e e mbush plot!

Shkrin dimri: një djep i vogël
Tokës i ngjall mungullimin,
ndër gishta shtillet filli i jetës së re,
e zemra e njeriut gufon.

Ti vjen me butësinë e frymës së pranverës,
sytë tanë me Ty janë përplot,
Kunorë me lule ballin ta kunoron,
mes lulesh, pranverë je në lulëzim!

Ti je, o Zot, në yll, në diell je Ti,
je gurrë, je uji i jetës.
Në bar, në gurë, në natë e në ditë,
Ferishte e Betlemit, je dritë që shëlbon!







All the contents on this site are copyrighted ©.