2008-12-06 17:31:01

Jubileu i 150-vjetorit të ndërtimit të Katedrales së Tivarit


(07.12.2008 RV)Sot u kremtua Jubileu i 150-vjetorit të ndërtimit të Katedrales së Zojës së Papërlyer në Gretvë, Tivari i Vjetër, që filloi me nismën e ipeshkvit të madh, Karl Pooten. Meshën shenjte përkujtimore e kryesoi imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit, në bashkëkremtim me ipeshkvij e meshtarë të tjerë e me gjithë popullin e Zotit.Kujtojmë se dje në Tuz të Malit të Zi u kremtua një Meshë tjetër solemne, përmes së cilës klerikë e besimtarë falënderuan Zotin, së bashku me imzot Zef Gashin, kryeipeshkëv i Tivarit, për 70-vjetorin e ditëlindjes, 40-vjetorin e meshtarisë e 10-vjetorin e ipeshkvnisë së prelatit salezian, sot në mikrofonin e Radio Vatikanit:...RealAudioMP3
Kryedioqezi metropolit i Shkodër-Pultit kremtoi me mirënjohje e gëzim 80– vjetorin e ditëlindjes së Ipeshkvit të parë ndihmës të pasdiktaturës, imzot Zef Simonit. Një nga dëshmitarët më të shquar të martirizimit të Kishës katolike në Shqipëri, pasi provoi drejtpërdrejtë burgun e torturat, imzot Zef Simoni përjetoi çaste vërtetë të gëzueshme Po kujtojmë vetëm dy prej tyre: shugurimin ipeshkvnor nga vetë Papa Gjon Pali II më 25 prill 1993, e Meshën e falënderimit për 80-vjetorin e ditëlindjes, kremtuar në katedralen e Shkodrës më 4 dhejtor 2008.







All the contents on this site are copyrighted ©.