(05.12.2008 RV)Bukuria jote e pacënuar shpirtërore është për ne gurrë e
gjallë besimi e shprese. Virgjër e Shenjtë, të kemi Nënë e kjo na bën të sigurtë
në shtegtimin e jetës, është peng shëlbimi. Prandaj tek ti, o Mari, vrapojmë
plot besim. Ndihmona të ndërtojmë një botë ku jeta e njeriut të duhet e të mbrohet, çdo
formë dhune të zhduket, e të gjithë me ngulm të kërkojnë paqë.
Virgjër
e Papërlyer! Ndimona ta kremtojmë e ta adhurojmë me fe të përtrirë e dashuri
të flaktë, misterin e Shenjtë të Korpit e të Gjakut të Krishtit. Në shkollën
tënde, Grua eukaristike, na mëso të kujtojmë veprat e mrekullueshme, që Zoti
nuk pushon së kryeri në zemrën e njerëzve. Me kujdes amtar, Virgjër Mari,udhëhiqi
gjithnjë hapat tonë në udhët e së mirës!