2008-12-04 17:57:09

Unicef: “Në Afganistan shkelen të drejtat e fëmijëve.”


Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se në Afganistan gjatë viteve të fundit ka patur shkelje të rënda të të drejtave të fëmijëve qoftë nga disa organizma shtetërore, qoftë nga talebanët. Për këtë arsye Unicef-i iu kërkoi palëve në konflikt që t’i konsiderojnë fëmijët si “zonë paqeje” e t’i mbrojnë nga lufta. Sipas raporteve të OKB-së në Afganistan fëmijët merren ushtarë si nga talebanët ashtu edhe nga ushtria e rregullt.







All the contents on this site are copyrighted ©.