2008-12-04 17:58:29

Në dyzetvjetorin e gazetës “Avvenire”. Në mikrofonin tonë flet drejtori Dino Bofo.


(04.12.2008 RV)E përditshmja “Avvenire” e katolikëve italianë mbushi sot 40 vjet. Gazeta themelimin e së cilës Papa Pali VI e deshi aq shumë, lindi pikërisht më 4 dhjetor 1968. Sot, në këtë përvjetor u inaugurua edhe siti i ri internet i gazetës (www.avvenire.it) Por, për më tepër le të ndjekim bisedën me drejtorin e saj Dino Bofo:

Përgjigje: Unë do të thosha se në një shoqëri pluraliste, që karakterizohet nga shumëllojshmëria e organeve të shtypit, mund të ekzistojë edhe një zë i krishterë. Dhe kjo prani nuk është vetëm formale apo një gjë e tepërt, por është diçka themelore për të garantuar vetë pluralizmin, në mënyrë që pluralizmi vetë të mos flashket duke e humbur orientimin drejt asaj çka është vërtetë e mirë për njeriun dhe për shoqërinë.

Pyetje: Z. drejtor, si do të jetë gazeta “Avvenire” në të ardhmen?
Përgjigje: Unë shpresoj që t’i mbesë besnike rrënjve të veta e në të njëjtën kohë të jetë e aftë edhe të dialogojë me njerëzit e të gjitha kohëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.