Kondoliza Rajs: “Islamabadi të bashkëpunojë me Nju Delhin.”
(04.12.2008 RV)Sekretarja e shtetit amerikan Kondoliza Rajs vizitoi sot Pakistanin
menjëherë pas ndalesës së djeshme në Indi. Në takimet e saj me udhëheqësit pakistanas,
Rajs kërkoi me forcë që Islamabadi të bashkëpunojë “plotësisht, urgjentisht dhe në
mënyrë transparente” me Nju Delhin në hetimet për atentatet terroriste. Nga ana
tjetër, pas takimit me Kondoliza Rajs, presidenti i Pakistanit Azif Ali Zardari, premtoi
se do të ndërmarrë “veprime konkrete” kundër terroristëve të strehuar në vend. Siç
dihet India i ka kërkuar Pakistanit t’i dorëzojë 20 persona që dyshohet se kanë lidhje
me atentatet.