2008-12-03 17:19:11

“Hir mbi hir”: bashkësia shqiptare e Malit të Zi përgatitet të marrë pjesë në disa kremtime të gëzueshme.


(03.12.2008 RV) Më 6 dhjetor, në orën 12. 00, në Tuz të Malit të Zi do të kremtohet një Meshë solemne, përmes së cilës klerikë e besimtarë do të falënderojnë Zotin, së bashku me imzot Zef Gashin, kryeipeshkëv i Tivarit, për 70-vjetorin e ditëlindjes, 40-vjetorin e meshtarisë e 10-vjetorin e ipeshkvnisë së prelatit salezian.Imzot Gashi lindi më 4 dhjetor 1938, u shugurua meshtar më 19 shtator 1968 e ipeshkëv, më 29 qershor 1998. Prandaj me të drejtë në ftesën që morën miq e dashamirë me këtë rast, shkruhet ‘Hir mbi hir!”. E me këto hire bashkohet edhe kremtimi i Jubileut të 150-vjetorit të ndërtimit të Katedrales së Zojës së Papërlyer në Gretvë, Tivari i Vjetër. Meshën shenjte përkujtimore, që do të kremtohet më 7 dhjetor, në orën 11.00 në Gretvë, do ta kryesojë imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit, në bashkëkremtim me ipeshkvij e meshtarë të tjerë e me gjithë popullin e Zotit.Me hollesisht te degjojme Vikarin e Pergjithshem te kryeipeshkvise se Tivarit, françeskanin shqiptar Ate Pashko Gojçajn......







All the contents on this site are copyrighted ©.