2008-12-03 18:43:41

Kultura shqiptare nuk mund të kuptohet pa autorët françeskanë.


(03.12.2008 RV)Kultura dhe kontributi i autorëve françeskanë dje dhe sot, janë marrë në analizë nga Konferenca Albanologjike, e organizuar nga Departamenti i Letërsisë i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Kultura dhe kontributi i autorëve françeskanë dje dhe sot, janë marrë në analizë nga Konferenca Albanologjike, e organizuar nga Departamenti i Letërsisë i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Ka qenë një takim me ide dhe trajtime të larmishme, sepse është vërtet një kontribut i rrallë ai që françeskanët e mëdhenj të kulturës kanë dhënë në zhvillimet letrare, në studimet etnologjike, në histori, filozofi, publicistikë.

Departamenti i Letërsisë mori shkas për ta hapur këtë tablo, pikërisht tani kur po diskutohet publikisht nevoja për të rishkruar historinë e letrave shqipe, i cili “nuk mund të kuptohet tashmë pa marrë parasysh kontributin e shumanshëm të tyre në zhvillimin e gjuhës shqipe, në mbledhjen dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore kombëtare, e, mbi të gjitha, pa marrë parasysh veprat e rëndësishme letrare që, për dekada të tëra, hodhën dhe krijuan bazat e një letërsie të kultivuar e kombëtare”.
Studiues, historianë të letërsisë, estetë nga Shqipëria dhe Kosova, morën në analizë autorë si, Anton Harapi, vepra si të Justin Rrotës, Benedikt Demës, Gjergj Fishtës, Bernardin Palajt, Vinçens Prenushit, apo dukuri modelimesh letrare nga autorët françeskanë, shkolla e tyre letrare, kontributi me memuaristikën, etj.
Referuan Aurel Plasari, Sabri Hamiti, Bardhyl Matraxhiu, Adem Jakllari, Agron Tufa, Dhurata Shehri, etj.
Dita e sotme i kushtohet “rishkrimit të letërsisë”, problemeve për këtë “operacion”.

Marrë nga gazeta ‘Shekulli’







All the contents on this site are copyrighted ©.