Ligji moral natyror, në qendër të plenares së Komisionit Teologjik Ndërkombëtar.
(02.12.2008 RV)Komisioni Teologjik Ndërkombëtar do të mbajë më 5 dhjetor në
Vatikan, sesionin plenar vjetor, nën drejtimin e sekretarit të tij të përgjithshëm,
imzot Lui Françisko Ladaria. Komisioni, mandati pesëvjeçar i të cilit përfundon sivjet,
do të shqyrtojë temat e caktuara për studim. Në mënyrë të posaçme, anëtarëve do t’u
paraqitet për miratim projekt-dokumenti mbi ligjin moral natyror “Në kërkim të një
etike universale. Një shikim i ri mbi ligjin natyror”, që më pas do t’i nënshtrohet
procedurës së parashikuar nga statutet, para botimit të tij të mundshëm. Do të pasojë
diskutimi i thelluar mbi temën: “Kuptimi dhe metoda e teologjisë”. Në përfundim të
punimeve, anëtarët e Komisionit Teologjik Ndërkombëtar do të priten në audiencë nga
Papa Benedikti XVI.