2008-12-01 18:02:01

“Të luftojmë varfërinë, të ndërtojmë paqen” është tema e Mesazhit të Papës për Ditën Botërore të Paqes 2009.


(01.12.2008 RV)Të enjten, më 11 dhjetor, në orën 11.30, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, do të mbahet një Konferencë, gjatë së cilës do paraqitet Mesazhi i Atit të Shenjtë për Ditën e 42-të Botërore të Paqes, që do të kremtohet më 1 janar 2009, me temë “Të luftojmë varfërinë, të ndërtojmë paqen”. Gjatë paraqitjes do të flasin kardinali Renato Martino dhe kryeipeshkvi Gjampaolo Krepaldi, përkatësisht kryetar dhe sekretar i Këshillit Papnor të Drejtësisë e Paqes.







All the contents on this site are copyrighted ©.